Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri i MAPL-së z. Elbert Krasniqi ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të stacionit të transferit të mbeturinave në Komunën e Gjakovës

2 prill 2021, Prishtinë
Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi së bashku me zv. Sekretarin e MAPL-së z. Trim Berisha dhe Gazmir Raci, zyrtar i programit IPA II te Bashkepunimit Nderkufitar Mali i Zi – Kosove, ka marrë pjesë në inaugurimin e stacionit të transferit të mbeturinave në Komunën e Gjakovës, financuar nga IPA II Programi i Bashkëpunimi Ndërkufitar Kosovë-Mal i Zi, i cili implementohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Me këtë rast ministri Krasniqi është takuar me kryetarin e Komunës së Gjakovës, z Ardian Gjini.
Në kuadër të këtij programi në muajt në vijim pritet të hapet thirrja e tretë për propozime në vlerë prej 3.48 milion euro përmes së cilës do të financohen projekte të ngjajshme nga Bashkimi Evropian në Komunat e zones kufitare.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors