Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri i MAPL-së mbajti takim virtual me Sekretaren e Përgjithshme të ALDA-s, Antonella Valmorbida

Prishtinë, 06 maj 2021
Palët biseduan për rolin e rëndësishëm që ALDA ka në promovimin e qeverisjes së mirë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në nivelin lokal në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Z. Krasniqi, paraqiti prioritetet e MAPL-së me ç’rast theksoi se mbështetja e ALDA-s në proceset e digjitalizimit lokal, promovimit të transparencës si dhe prokurimit do të jetë e mirëseardhur. Gjithashtu, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit si dhe shkëmbimit të përvojave rreth rolit të zyrtarëve lokal në procesin e Integrimit Evropian.
Të dyja palët u dakorduan që në këtë rrugëtim të fuqizojnë bashkëpunimin me qëllim të promovimit të demokracisë lokale si dhe zhvillim të qëndrueshëm, përmes ekspertizës së ALDA-s në më shumë se 45 shtete të botës.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors