Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Krasniqi në takim me kryetarin e Komunës së Podujevës

7 maj 2021, Prishtinë
Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi.
Kryetari i Podujevës z. Bulliqi i uroi ministrit të MAPL-së, z. Elbert Krasniqi për detyrën e re dhe vazhdoi tutje me diskutime rreth situatës pandemike në këtë komunë si dhe prioritetet që ka komuna e Podujevës në realizimin e objektivave për shërbime më të mira të qytetarëve të kësaj komune.
Me këtë rast, z. Krasniqi theksoi se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të ketë bashkëpunim, mbështetje dhe përkrahje edhe me komunën e Podujevës sikurse me të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors