Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Krasniqi priti në takim përfaqësuesit e organizatave partnere Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianve dhe Terre des homme në Kosovë

24 maj 2021, Prishtinë
Sot, ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatave partnere Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianve dhe Terre des homme në Kosovë, të përfaqësuar nga z.Isak Skenderi, znj.Vesa Batalli, znj.Florina Sefaj dhe znj.Marije Vuksani.
Përfaqësuesit e organizatave partnere Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve dhe Terre des homme në Kosovë duke uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re si ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, u shprehen se Organizatat joqeveritare Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve dhe Terre des homme në Kosovë, si konzorcium aktualisht zbatojnë projektin për Drejtësi Sociale, si pjesë e këtij projekti, VoRAE dhe Tdh janë duke zbatuar programin e qendrave mësimore, ku aktualisht menaxhojmë 39 qendra mësimore në tërë Kosovën, e që gradualisht janë duke kaluar nën kompetencën dhe institucionalizmin përmes komunave.
Nga ana tjetër ministri i MAPL-së, z. Elbert Krasniqi i falënderoi të pranishmit për vizitën MAPL-së duke u shprehur se MAPL-ja do të jetë në përkrahje për të gjitha komunitetet në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors