30 Dhjetor 2021
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka organizuar konferencë dhe pritje për mediat me rastin e fundvitit.
Gjatë kësaj konference, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi ka përmendur disa nga nismat ligjore, vendimet dhe projektet e ndërmarra gjatë këtij viti në MAPL.
Gjithashtu, Ministri z. Krasniqi falemnderoj mediat për punën dhe përkushtimin e tyre duke theksuar se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, është e hapur dhe transparente për bashkëpunim me mediat dhe partnerët e tjerë.