18 Janar 2021, Prishtinë
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin në mes të MAPL-së dhe Komunës së Deçanit në financimin e projekteve komunale me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve dhe mbështetjes komunale.