Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MINISTRI KRASNIQI PRITI NË TAKIM KRYETARIN E KOMUNËS SË LIPJANIT DHE KRYETARIN E ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE TË KOSOVËS Z. IMRI AHMETI

24 Janar 2022, Prishtinë

 Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, ka pritur në takim koordinues kryetarin e Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, njëherësh Kryetar i Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës.

 Gjatë këtij takimi Ministri z. Krasniqi dhe Kryetari z. Ahmeti kanë diskutuar për programet dhe projektet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, duke përfshirë Grantin e Performancës Komunale, projektin CIF, zhvillimin e infrastrukturës socio-ekonomike dhe agjendën legjislative.

 Ministri z. Krasniqi dhe Kryetari z. Ahmeti, gjithashtu kanë disktuar për mbështetjen e nivelit lokal nga niveli qendror me qëllim të mbështetjes komunale dhe ofrimit të shërbimeve komunale më efikase dhe në shërbim të qytetarëve.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors