Në ambientin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është realizuar takimi mes kryetarëve të komunave të Kosovës z. Alban Hyseni, Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Bedri Hamza, Kryetar i Komunës së Mitrovicës dhe z. Gazmend Muhaxheri, Kryetar i Komunës së Pejës si dhe kryetarëve të qyteteve të Shtetit të Isrealit Dr. Safuat Abu Riya, Kryetar i Komunës Sakhnin dhe z. Mahmoud Assi, Kryetar i Komunës Kafr Bara.
Qëllimi i këtij takimi ishte përafrimi i projekteve në fusha me interes të përbashkët për të dy vendet si dhe shkëmbimi i përvojave të mira në interest të Komunave të Kosovës dhe Isrealit.