Prishtinë 01 Korrik 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi mori pjesë në tryezën ‘Kosova si shoqëri shumëgjuhëshe’ të organizuar nga Human Center for Dialog.
Gjatë fjalës së tij Ministri z. Krasniqi, ka theksuar rolin dhe përgjegjësinë e MAPL-së në aspekte të ndryshme të afirmimit dhe respektimit të shumëgjuhësisë në nivel lokal. Po ashtu, Ministri z. Krasniqi nënvizoi se MAPL vlerëson se përdorimi i gjuhëve është e drejtë themelore e çdo individi dhe parakusht për realizimin e të drejtave të tjera personale.
z. Krasniqi në mes tjerash foli edhe për përdorimin e gjuhëve në Komunat ku është paraparë me legjislacionin në fuqi duke theksuar disa nga Komunat ku respektohet dygjuhësia dhe disa raste ku situata duhet të përmirësohet.
Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe Kryeministri z. Albin Kurti dhe ZëvendësKryeministrja znj. Emilija Redžepi.