Prishtinë, 12 korrik 2022
Konform Strategjisë per Vetëqeverisje Lokale, 2016-2026, dhe Planin e Punës për vitin 2022, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka filluar me procesin e hartimit të Koncept Dokumentit për Akademinë për Vetëqeverisje Lokale.
Grupi Punues, sot ka mbajtur takimin e parë, ku kanë marre pjese përfaqësues nga ministritë e linjës, Asociacioni i Komunave të Kosovës, IKAP dhe përfaqësues nga Shoqëria Civile.