Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Krasniqi pritet në takim nga Kryetari i Federatës së Autoriteteve Lokale të Izraelit, njëherësh Kryetari i Komunës së Modi-Maccabim-Reut, Haim Bibas

Prishtinë 14 Shtator, 2022
Gjatë vizitës zyrtare në Izrael, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur në takim nga Kryetari i Federatës së Autoriteteve Lokale të Izraelit, njëherësh Kryetar i Komunës së Modi-Maccabim-Reut Haim Bibas.
Gjatë këtij takimi, Ministri Krasniqi dhe Kryetari Bibas kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Komunat të Republikës së Kosovës dhe Komunave të Shtetit të Izraelit përfshirë fushën e zhvillimit ekonomik lokal, shkëmbimit ndërkulturor, turizmit dhe inovacionit.
Gjithashtu, Ministri Krasniqi, ka vizituar Institutin për Teknologji ‘Holon’ dhe Qendrën e Inovacionit Komunal të Izraelit.
Gjatë këtyre dy vizitave, Ministri Krasniqi ka theksuar gatishmërinë për fillimin e shkëmbimit të përvojave në mes të dy vendeve në shërbim të digjitalizimit të nivelit lokal, duke theksuar se MAPL përmes platformës E-Komunat, është në fazën e parë të zbatimit të digjitalizimit të shërbimeve, procedurave dhe aktiviteteve që ofrojnë komunat.
MAPL është në përgatitje të strategjisë kombëtare për Smart Cities, duke bashkëpunuar ngushtë me partner ndërkombëtar, siç janë edhe institutet nga Shteti i Izraelit.
     
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors