16 prill 2018, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në, ka organizuar një punëtori me komunat: Prishtinë, Graçanicë, Podujevë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Fushë Kosovë dhe Shtime, ku u diskutua për bashkëpunimin ndër-komunal dhe bashkëpunimin komunal ndërkombëtar.
Në punëtorinë për bashkëpunimin ndër-komunal dhe bashkëpunimin komunal ndërkombëtar, u prezantua pakoja ligjore që rregullon fushën e bashkëpunimit ndër komunal dhe bashkëpunimit komunal ndërkombëtar, binjakëzimet, si dhe partneritetet lokale.