Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

PËRFAQËSUES NGA MAPL KANË MARRË PJESË NË TAKIMIN E KOLEGJIUMIT TË ADMINISTRATËS LOKALE ORGANIZUAR NGA ASOCIACIONI I KOMUNAVE TË KOSOVËS

13 shtator 2018, Prishtinë

Ne bashkëpunim me  Asociacionin e  Komunave të Kosovës përkatësisht Kolegjiumin e  Administratës Lokale, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe dy përfaqësues nga MAPL-ja, të Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave znj. Flutura Hoxha dhe Edona Berisha.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i Projekt-Udhëzimit Administrativ për funksionimin e qendrave të shërbimeve të qytetarëve të komunës para drejtorëve të administratës të komunave.

Znj. Flutura Hoxha nga MAPL-ja i njoftoi të pranishmit lidhur me procedurën e hartimit të këtij Projekt-Udhëzimi Administrativ po ashtu prezantoi Projekt-Udhëzim Administrativ para Drejtorëve të Drejtorive për Administratë Komunale dhe të njejtit patën rastin të adresojnë  pyetje, komente dhe sugjerime për ketë Projekt-Udhëzim Administrativ.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors