Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi i tretë i Komitetit të Përbashkët Monitorues për programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë (2014 – 2020)

Më datë 25 dhe 26 shtator 2018 në ambientet e MAPL-së është mbajtur takimi i tretë me radhë i Komitetit të Përbashkët Monitorues për programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë (2014 – 2020).

Anëtarët e Komitetit të Përbashkët Monitorues të të dyja vendeve në ditën e parë të takimit kanë miratuar listën me shtatë projekte të përzgjedhura në kuadër së thirrjes së parë për projekt-propozime që do të financohen nga fondet e Bashkimit Evropian IPA II.

Shuma totale e projekteve të përzgjedhura, e ndarë në tri prioritete të përcaktuara në thirrje është 1,976,011.09 €:

-Promovimi i punësimit, lëvizja e punëtorëve si dhe përfshirja sociale dhe kulturore përgjatë kufirit;

– Mbrojtja e ambientit, promovimi i përshtatjes dhe zbutja e ndryshimeve klimatike, si dhe parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut, dhe

-Inkurajimi i turizmit, trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Shuma totale e projekteve për prioritetin e parë, nga i cili janë përzgjedhur tre përfitues është  673,469.72 €.  Në kuadër të prioritetit të dytë janë përzgjedhur dy përfitues. Shuma totale e projekteve për këtë prioritet është 564,320.57 €, ndërkaq shuma totale e projekteve për prioritetin e tretë nga i cili janë përzgjedhur dy përfitues është 738,220.80 €.

Ndërkaq në ditën e dytë të takimit, anëtarët e Komitetit të Përbashkët Monitorues për thirrjen e dytë për propozime që pritet të shpallet gjatë muajit nëntor të këtij viti kanë vendosur dy prioritetet e mëposhtme:

-Promovimi i punësimit, lëvizja e punëtorëve si dhe përfshirja sociale dhe kulturore përgjatë kufirit, dhe

-Inkurajimi i turizmit, trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors