Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vizita e 3-të e monitorimit të projekteve të financuara në kuadër të thirrjes së parë për Propozim në kuadër të Programit Ndërkufitar Kosovë-ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë 2014-2020

10 tetor 2018, Prishtinë

Përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale (MPMS) si Struktura Operative të Programit dhe stafi i Sekretariatit të Përbashkët Teknik këtë javë realizuan vizitën e 3-të të monitorimit të tetë (8) projekteve të financuara në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë-ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë 2014-2020.

Fillimisht, vizitat monitoruese u zhvilluan në kuadër të zonës së programit në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë gjegjësishtë në Shkup, Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Mavrovë.

Qëllimi i vizitës monitoruese  ishte të vlerësohet zbatimi i projekteve dhe realizimi i aktiviteve të parapara dhe të zbatuara deri më tani.

Derisa gjate javës së ardhshme, vizita e 3-të e monitorimit do të vazhdojë brenda zonës ndërkufitare të Kosovës duke i vizituar organizatat partnere dhe  autoriteteve lokale përfitues të skemës së granteve të BNK-së.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors