30 shtator 2018, Prishtinë
Me datë 30 shtator 2018, zyrtarja monitoruese e MAPL–së znj. Mimoza Karameta ka monitoruar nga afër aktivitetet e organizatës jo qeveritare ‘’Vizionida” nga Komuna e Shtimes, me rastin e zbatimit të projektit “Fuqizimi i bizneseve që udhëhiqen nga gratë dhe promovimi i politikave në nivel lokal”.
Të pranishëm ishin: menaxheri i projektit, drejtori i organizatës; si dhe gra nga komuna e Shtimes. Me këtë rast, organizata ka zhvilluar modulin e tretë të trajnimit me temë “ Hartimi i projekt propozimeve – biznes planeve”.
Aktivitetet janë zhvilluar në përputhje me planin e aktiviteteve dhe agjendën e paraparë.
Ky projekt është zgjedhur si përfitues nga kategoria buxhetore e subvencioneve, të MAPL-së.