Prishtinë, 11 Tetor 2018
Zyrtarët nga MAPL kanë marrë pjesë në trajnimin për Menaxhimin e Kontratave, trajnim i cili përfshin edhe zyrtarët komunalë nga të gjitha Komunat e Kosovës, i organizuar nga Programi i USAID-it për Komunat Transparente dhe Llogaridhënëse (TEAM) në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP), Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).