Gjakovë, 23 Tetor 2018
Në kuadër të përgatitjeve para publikimit të Thirrjes së Dytë për dorëzimin e Projekt-propozimeve, Sekretariati i Përbashkët Teknik së bashku me Strukturat Operative të të dy vendeve, Zyra për Integrime Evropiane e Malit të Zi, Ministria e Financave e Malit të Zi– Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së dhe Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal e Republikës së Kosovës kanë filluar trajnimin tre ditorë mbi ciklin e menaxhimit të projekteve në kuadër të IPA programit të bashkëpunimit ndërkufitarë Mal i Zi – Kosovë 2014-2020 që do të zgjatë deri me 25 tetor 2018 dhe mbahet në Gjakovë. Ky program mbështet financiarisht nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi.