Prishtinë, 03 Dhjetor 2018
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal, përkrahur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, organizuan takimin e përbashkët me Drejtorët e Zhvillimit Ekonomik të Komunave dhe zyrtarët përgjegjës, për të diskutuar obligimet që dalin nga Plani i Veprimit të Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik Lokal 2019 – 2021 dhe projekt Strategjinë për Zhvillimin Rajonal.