Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vazhdon java e dytë e trajnimeve me komunat e Republikës së Kosovës për përdorimin e sistemit elektronik të SMPK–së

Prishtinë, 10 dhjetor 2018

Këto trajnime janë organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me projektin DEMOS, kompaninë Cacttus, si dhe përkrahur nga Zyra Zvicerane në Kosovë. Trajnimet do të vazhdojnë deri me datën 13.12.2018 dhe do të zhvillohen në dy sesione të punës.

Në secilin sesion do të marrin pjesë nga tri komuna me nga 5 zyrtarë komunal. Trajnimet për përdorimin e sistemit elektronik të SMPK-së për komunat, kanë për qëllim funksionimin më të mirë të këtij sistemi dhe nxjerrjes së rezultateve sa më të sakta për ofrimin e shërbimeve komunale në Komunat e Kosovës.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka inkurajuar të gjitha komunat e Republikës së Kosovës që ta përdorin këtë sistem me qëllim të avancimit dhe ofrimit të shërbimeve publike komunale.

Në këtë javë, trajnimin do ta ndjekin edhe zyrtarët e Divizionit për Performancë Komunale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors