Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Në Podgoricë u mbajt sesioni Ditët informuese dhe Forumi për kërkimin e partnerëve në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020

11 janar 2019

Në kuadër të aktiviteteve përgatitore që zbatohen para publikimit të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozime, Sekretariati i Përbashkët Teknik në bashkëpunim me Strukturat Operative të dy vendeve pjesëmarrëse (Zyra për Integrimin Evropian, Ministria e Financave – Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës sot në Podgoricë kanë organizuar sesionin e Ditës informuese dhe të Forumit për kërkimin e partnerëve në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020.

Më shumë se Dy milionë euro do të jenë në dispozicion të aplikuesve potencialë në kuadër të Thirrjes së dytë të programit që do të shpallet së shpejti në kuadër të IPA programit për Bashkëpunimi Ndër-Kufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020, për projektet që do të do të jetë në fushën e punësimit, fuqisë punëtore dhe promovimit të turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors