Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Sesioni Informues për Thirrjen e dytë të Programit BNK Mali i Zi – Kosovë sot po mbahet në Pejë

Pejë, 27 shkurt 2019

Në Pejë po mbahet sesioni informues me rastin e publikimit të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozimeve në kuadër të IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi-Kosovë 2014-2020.

Pas Gjakovës, sot Autoriteti kontraktues (CFCU i Malit të Zi) pasi e ka shpallur Thirrjen e Dytë më 15 janar të vitit 2019 e që do të jetë e hapur deri më 15 prill të vitit 2019 sot në Pejë ka mbajtur sesionin informues të radhës për aplikuesit potencial nga Mali i Zi dhe Kosova.

Ju kujtojmë që fondet që do të jenë në dispozicion për këtë thirrje janë në vlerë prej 2 milionë e 40 mijë euro dhe do të jenë të dedikuara për këto dy prioritete tematike: “Promovimin e Punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale përgjatë kufirit” (8 e 40 mijë euro) dhe për “Inkurajimi i turizmit, trashëgimisë kulturore dhe natyrore” (1 milion e 200 mijë euro).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors