Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën 22 shkurt 2019, ka mbajtur takim i dytë të Grupit punues për Plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për marrëveshjet e bashkëpunimit të komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane ne përbërje te cilit përveç zyrtareve te ministrisë janë përfaqësues te Asociacionit te Komunave te Kosove dhe përfaqësuesi nga programi Lego/USAID.
Takimin e hapi znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit në MAPL-ë, në cilësinë e Kryesueses se Grupit punues para anëtareve prezantojë draftin fillestar të Projekt -udhëzimit administrativ për organizimin, funksionimin edhe bashkëpunimin e fshatareve, vendbanimeve dhe lagjeve urbanen, ne te cilin anëtaret e GP japen komentet e tyre.