3 prill 2019, Prishtinë
Zyra për Qeverisje të Mirë pran Zyrës së Kryeministrit në vazhdën e takimeve sektoriale në bazë të Strategjisë dhe Planit të veprimit për përfshirjen e komuniteteve rom dhe ashkali në shoqërinë kosovare 2017-2021, ka mbajtur sot takimin sektorial me përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrisë së Punësimit dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe me shoqërinë civile lidhje me zbatimin e sektorit të punësimit dhe mirëqenies sociale të Strategjisë dhe Planit të veprimit për përfshirjen e komuniteteve rom dhe ashkali në shoqërinë kosovare 2017-2021.
Sfidat e punësimit janë identifikuar edhe nga MAPL gjatë monitorimit të fundit të Zyrave Komunale për Komunitete dhe Kthim si dhe janë raportuar në këtë takim sektorial të zyrtarëve të Qeverisë.
Qëllimi i takimit ishte koordinimi i zbatimit për punësimin dhe mirëqenien sociale në bazë të Strategjisë dhe Planit të veprimit për përfshirjen e komuniteteve rom dhe ashkali në shoqërinë kosovare 2017-2021, përmes ndarjes së informacioneve, ngritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit, si ndërmjet institucioneve ashtu edhe me shoqërinë civile për një zbatim më efikas të Strategjisë dhe Planit të veprimit