Prishtinë, 13 qershor 2019
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e përkrahur nga projekti USAID/DAI – Komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse, organizuan punëtorinë për zyrtarët për informim të komunave me qëllim të prezantimit dhe informimit më të zgjeruar lidhur me Udhëzimin Administrativ për Standardet Minimale për Konsultim Publik dhe Udhëzimin Administrativ për Transparencë Komunale.
Këto udhëzime administrative kanë për qëllim nxitjen dhe sigurimin nga ana e autoriteteve lokale të pjesëmarrjes së qytetarëve dhe palëve të tjera të interesuara gjatë procesit të politikbërjes dhe vendimmarrjes në nivel lokal, promovimin e transparencës komunale dhe ndikimin e zhvillimit të politikave të qëndrueshme në interes të përgjithshëm.
Po ashtu, qëllim parësor mbetet fuqizimi i transparencës së organeve të komunës, përfshirë informimin, publikimin e akteve normative, vendimeve dhe dokumenteve të nxjerra nga organet e komunës që janë në interes të qytetarëve dhe grupeve të tjera të interesit, si dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse.