Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet punëtoria njëditore e organizuar nga projekti “Ndërtimi i kapaciteteve ndërkufitare” (CBIB +)

20 qershor 2019, Prishtinë

Sot, më datë 20.06.2019 në Prishtinë po mbahet punëtoria njëditore e organizuar nga projekti “Ndërtimi i kapaciteteve ndërkufitare” (CBIB +), i financuar nga BE dhe implementuar nga GIZ për stafin e Divizionit të Bashkëpunimit Ndërkufitar, Divizionit për Kontrollimin e Programeve të BNK-së, stafin e Sekretariatit të Përbashkët Teknik të programit të BNK-së Kosovë – Maqedoni dhe zyrtarin e projektit të zyrës Antenë në Prishtinë lidhur me përgatitjen e aplikacionit për grant kontratë.

Kontratat për shërbime të asistencës teknike për tri programet e BNK-së Kosovë – Maqedoni, Shqipëri – Kosovë dhe Mali i Zi – Kosovë përfundojnë më 15 dhjetor 2019.  Nga janari 2020 programet do të zbatohen sipas grant kontratave, për të cilat ka filluar puna në përgatitjen e tyre për aplikim në zyret e delegacioneve të BE-së të vendeve përkatëse.

Punëtoria ka për qëllim t’i familjarizojë pjesëmarrësit me elementet bazike të grant kontratës dhe përmbajtjen e aplikacionit për grant kontratë.

Në këtë punëtori po marrin pjesë edhe përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors