18 – 19 Qershor 2019, Shkup
Znj. Kadrije Myrtaj dhe znj. Teuta Fazliu nga Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut kanë marrë pjesë në punëtorin regjionale “ Parandalimi dhe Lufta Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Ballkanin Perëndimor “. Punëtoria kishte për synim të përmirësojë situatën e viktimave (potenciale) të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor midis lëvizjeve migruese të përziera si dhe popullsisë lokale të përqendruar në tri fusha : Parandalimi, mbrojtja dhe partneriteti. Partneriteti strategjikë i projektit do të jetë iniciativa rajonale e migracionit, azilit, refugjatëve (MARRI) dhe aktivitet e projektit do të zbatohen sipas një qasjeje shumë nivelesh.
Punëtoria gjithashtu kishte për qëllim që ti bashkojë të gjithë akterët relevantë të sektorit publik dhe të shoqërisë civile për zbatimin e projektit me qëllim të diskutimit të aktiviteteve të projektit dhe zhvillimin e planit operacional të projektit, duke përfshirë arritjet e pritura, aktivitetet punuese dhe afatet kohore të projektit për tre vjet e ardhshëm.
Punëtoria ishte organizuar nga Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe është mbështetur nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e Gjermanisë.
Delegacioni nga Kosova është përbërë nga anëtarët e Autoritetit Kombëtar Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, pjesëmarrës ishin përfaqësuesit nga gjashtë (6) shtetet e rajonit.