21 qershor 2019, Prishtinë
Znj. Vjollcë Jashanica, Zyrtare e Lartë për Informim në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka marrë pjesë në Konferencën “Transparenca dhe Llogaridhënia për Fondet Publike”, të organizuar nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë.
Në këtë konferencë u publikua Raporti për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare për vitin 2018.
Raporti ofron një pasqyrë të qartë dhe transparencë për të gjithë mbështetjen financiare publike që institucionet e Republikës së Kosovës kanë bërë për OJQ-të në nivelin qendror dhe lokal gjatë vitit 2018.