26 qershor 2019, Çagllavicë
Me datë 26 qershor 2019, është mbajtur takimi lidhur me transparencën e punës së Komunës së Parteshit në Qendrën Mediale në Çagllavicë.
Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga MAPL-ja, znj. Nazmije Krasniqi, Udhëheqëse e Divizionit për Transparencë Komunale, Znj. Majlinda Shaqiri, Zyrtare e Lartë për Transparencë Komunale, përfaqësues të Mediave vendore, përfaqësues të Komunës së Parteshit si dhe përfaqësues të OJQ –ve.
Znj.Nazmije Krasniqi prezantoi transparencën e punës së kësaj Komune, e cila theksoi nivelin jo te kënaqshëm në publikimin e informatave në ueb faqe të kësaj Komune, si dhe mungesë e transparencës në respektimin e gjuhëve zyrtare, ku shumica e informatave në ueb faqe janë të publikuara vetëm në gjuhën serbe.
Pas prezantimit u hap diskutimi i përbashkët me ç’rast përfaqësues të Mediave patën rastin të parashtrojnë pyetje të cilat i drejtoheshin MAPL-së, përfaqësuesit të Komunës, si dhe u debatua rreth problemeve dhe vështirësive me të cilat ballafaqohet kjo komunë.
Takimi u përmbyll si i suksesshëm me sugjerime të dala për hapat në vijim.