Prishtinë, 04 korrik 2019
Grupi i brendshëm punues për shqyrtimin e koncept dokumenteve, memorandumeve shpjeguese, akteve ligjore dhe nënligjore, si dhe dokumenteve dhe planeve strategjike që adresohen në MAPL, ka mbajtur takimin e radhës për të shqyrtuar projekt Ligjin e Financave të Pushtetit Lokal.
Me këtë rast, grupi punues ka dhënë komentet e nevojshme dhe të njëjtat pastaj do të procedohen në procesin e konsultimit paraprak në Ministrinë e Financave.