Prishtinë, 10 Korrik 2019
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përkatësisht Divizioni për Bashkëpunim Ndërkufitar, sot organizuan takimin informues me komunat e pjesës jugore të Kosovës (Prizren dhe Dragash) të cilat janë zona të lejuara në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri- Kosovë 2014-2020.
Me këtë rast, u prezantua thirrja e dyte për projekt propozime në vlerë prej 2.040.000,00 euro, rregullat dhe procedurat, aplikantët e kualifikuar që kanë të drejtë të aplikojnë në këtë thirrje, si dhe prioritet e përfshira për aplikim.
Në takimin informues pjesëmarrës ishin përfaqësues nga komunat e përfshira në regjionin e lejuar të programit, përkatësisht nga pjesa jugore e Kosovës.