Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Është mbajtur takimi konsultativ i Grupit Punues të SMPK-së

Prishtinë, 19 korrik 2019

Në zyrat e  Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik është mbajtur takimi konsultativ i Grupit Punues për Sistemin e Menaxhimit të Përformancës Komunale (SMPK) lidhur me përfshirjen e fushës së zhvillimit ekonomik lokal në sistemin e menaxhimit të performancës komunale.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga MAPL, znj. Vjollca Selimi, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Komunal, znj. Majlinda Shaqiri, Zyrtare e Lartë për Transparencë Komunale, përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik/Përfaqësues nga Divizioni për Zhvillim Strategjik, si dhe eksperti i fushës.

Po ashtu, në këtë takim u diskutuan edhe treguesit e propozuar për matjen e zhvillimit ekonomik lokal.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors