Komiteti i Përbashkët Drejtues i programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë IPA II (2014 – 2020) ka mbajtur sot më datë 31 korrik 2019 takimin e tetë të radhës në Plavë të Malit të Zi
Takimi është kryesuar nga përfaqësuesja e delegacionit të BE-së në Mal të Zi me përbërje të anëtarëve nga MAPL në cilësi të strukturës operative të Kosovës, Zyra për Integrime Evropiane dhe Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Fondeve të Asistencës së BE-së (CFCU) në cilësi të strukturës operative të Malit të Zi dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në cilësi të strukturës operative të Shqipërisë, nën organizimin dhe mbështetjen nga Sekretariati i Përbashkët Teknik i programit.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi, diskutimi dhe miratimi i raportit të shtatë të progresit të projektit, planifikimi dhe orari i aktiviteteve në lidhje me thirrjen e dytë për propozime të programit të BNK-së Mali i Zi – Kosovë, hapat e ardhshëm në lidhje me thirrjen e dytë për propozime për programin e BNK-së Shqipëri – Kosovë, si dhe vizita në projektin “Nisma të përbashkëta ndërkufitare për menaxhim më të mirë të mbeturinave” që do të realizohet të nesërmën më datë 01 gusht 2019.