Zyrtarja Teuta Fazliu nga Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut ka marrë pjesë në punëtorinë dy ditore për hartimin e projektit të parë të Strategjisë Kombëtare Kundër Trafikimit me Njerëz dhe Planit të Veprimit 2019-2023.
Punëtoria është organizuar nga Zyra e Koordinatorit Kundër Trafikimit me Njerëz/ Sekretariati i Strategjisë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në këtë punëtori pjesëmarrës ishin të gjithë anëtarët e Autoritetit Kombëtar Kundër Trafikimit me Njerëz të ministrive të linjës.