4 shtator 2019, Pejë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e përkrahur nga misioni i OSBE-së në Kosovë, në datat 04 dhe 05 shtator, kanë mbajtur këshillimin e radhës me komunat, për të diskutuar për Raportin gjashtëmujor të përmbushjes së obligimeve të Komunave nga Agjenda Evropiane dhe sfidat e paraqitura në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën.
Në këtë takim, pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përfaqësues nga OSBE, si dhe Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane.
Në përmbyllje të takimit, gjithashtu u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërmjet Zyrtarëve për Integrime Evropiane të Komunave me strukturat e nivelit lokal, institucionet qendrore, si dhe për cilësinë e raportimit të Komunave.