Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi i dytë i grupeve tematike për studimin e fizibilitetit të qeverisjes lokale të Republikës së Kosovës

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka mbajtur takimin e dytë të grupeve tematike punuese 2 dhe 4, përkatësisht grupit tematik për Kompetencat e Vetëqeverisjes Lokale dhe grupit tematik për Bashkëpunim Ndërinstitucional lidhur me realizimin e aktiviteteve për studimin e fizibilitetit të qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, u potencua se studimi i fizibilitetit ka për qëllim avancimin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë, në drejtim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira komunale dhe sa më afër qytetarit. Ideja është të shihet e ardhmja e vetëqeverisjes lokale në Kosovë përmes ekzaminimit të gjendjes aktuale, shqyrtimit të problemeve dhe gjetjes së zgjidhjeve.

Ky aktivitet është përkrahur nga projekti DEMOS.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors