Prishtinë, 25 shtator 2019
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike, mbajtën trajnimin dy ditor me temë “Të Drejtat e Njeriut, Shërbimet Sociale dhe Familjare”.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë zyrtarët komunalë të zyrave për të drejtat e njeriut.
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit janë pajisur me certifikatë të lëshuar nga IKAP.
Ky trajnim është përkrahur nga Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).