Prishtinë, 14-16 tetor 2019
Zyrtarët e MAPL-së janë duke marrë pjesë në trajnimin tre ditor (14-16 tetor 2019) lidhur me “Hartimin dhe Komunikimin e Politikave Publike” të organizuar nga Zyra për Komunikim Publik në Zyrën e Kryeministrit, mbështetur nga projekti SIDA.
Trajnimi ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të zyrtareve mbi mënyrat e hartimit të politikave publike dhe strategjitë e komunikimit me publikun, parimet dhe praktikat e mira për një komunikim efikas me publikun dhe audiencat e tjera joteknike.
MAPL në këtë trajnim është përfaqësuar me 4 zyrtar.