Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Projekt Strategjia dhe Plani i Veprimit kundër Trafikim me Njerëz 2020-2025

Prishtinë, 19 nëntor 2019

Në kuadër të Autoritetit Kombëtar Kundër Trafikim me Njerëz, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, mori pjesë në takimin e radhës për hartimin e projekt Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër Trafikimit me Njerëz 2020-2025.

Projekt Strategjia përmban pesë objektivat strategjike, ato specifike si, dhe aktivitetet që planifikohen të përmbushen në periudhën pesë vjeçare 2020 – 2025.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, Ministrive të linjës, Policës së Kosovës, strehimoreve të viktimave të trafikimit, si dhe përfaqësues të projekteve mbështetëse në këtë draft strategji.

Takimi është organizuar nga Sekretariati i Koordinatorit Nacional Kundër Trafikim me Njerëz.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors