Prishtinë, 19 dhjetor 2019
Është mbajtur takimi i përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave të MAPL-së dhe Akademisë së Grave për Lidership, në kuadër të NDI-së, me temë “Ndikimi i MAPL-së në buxhetin e përgjegjshëm gjinor, roli i participimit të grave në rritje dhe transparenca e buxhetit komunal”.
Drejtoresha e DLMK-së, znj. Venera Çerkini i njoftoj të pranishmet se komunat kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga MAPL për zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore, përfshirë buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, integrimin e perspektivës gjinore në proceset dhe dokumentet buxhetore, si dhe analizimin e ndikimeve potencialisht të ndryshme që shpenzimet e planifikuara dhe burimet e alokuara kanë tek burrat dhe gratë.