Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane në Kosovë e implementuar nga DEMOS, në kuadër rishikimit të SMPK-së, janë duke organizuar trajnimet për sistemin e menaxhimit të performacës komunale.
Deri tani, trajnimet janë mbajtur në Prishtinë dhe janë ofruar për të gjithë zyrtarët raportues të komunave. Trajnimet do të zgjasin deri më 26 dhjetor të këtij viti, me ç’rast shënojnë edhe përmbylljen e ciklit të rishikimit të SMPK-së.
Trajnimet janë duke u ndjekur nga 200 zyrtarë komunal, të ndarë në sesione të ndryshme sipas fushave specifike. Modulet e trajnimit ofrohen për të gjithë përmbajtjen e Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale, me theks të veçantë fushat e reja, si: Arsim, Shëndetësi, Zhvillim Ekonomik Lokal dhe Barazia Gjinore.