Pejë, 28 janar 2020
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me GIZ, organizoi trajnimin një ditor me komunat e radhës: Pejë, Gjakovë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik, përkatësisht me zyrtarët komunal për integrime evropiane, zyrtarët për komunikim publik të komunave dhe shoqërinë civile lidhur me procesin e komunikimit të masave të MSA-së në nivelin lokal.
Trajnimi ka për qëllim zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të komunave lidhur me njohuritë për MSA-në, procesin e monitorimit dhe raportimit, rolin e institucioneve lokale në zbatimin e MSA-së, përdorimin e mediave sociale, si dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile në procesin e zbatimit të MSA-së.
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin përfaqësuesit e MAPL-së, komunave dhe shoqërisë civile.
Këto cikle të trajnimeve do të vazhdojnë edhe me komunat e tjera në javët në vijim.
Ky aktivitet është përkrahur nga GIZ.