Prishtinë, 29 janar 2020
Grupi Punues për Hartimin e Planit të Monitorimit të Transparencës dhe databazës për Menaxhim të të Dhënave për Transparencë ka mbajtur takimin e parë njoftues, me ç’rast anëtarët e grupit diskutuan për obligimet që u takojnë, shqyrtimin dhe trajtimin e akteve ligjore dhe nënligjore për fushën e transparencës komunale, si dhe hapat që duhet ndërmarrë në drejtim të hartimit dhe finalizimit të Planit dhe Data Bazës.