Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Trajnimi për komunikimin e MSA-së ka vazhduar me komunat e Kosovës

Prishtinë, 31 janar 2020

Dje, datë 30 janar 2020, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me GIZ, ka vazhduar ciklin e trajnimit për komunikimin e masave të MSA-së me komunat si: Prishtinë, Podujevë, Obiliq, Fushë Kosovë, Gllogoc, Lipjan dhe Shtime. Grupet e synuara janë zyrtarët komunal për integrime evropiane, zyrtarët për komunikim publik të komunave dhe shoqërinë civile.

Ky trajnim vjen me qëllim të zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të zyrtarëve të komunave për njohuritë e MSA-së, procesin e monitorimit dhe raportimit, rolin e institucioneve lokale në zbatimin e MSA-së, përdorimin e mediave sociale, si dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile në procesin e zbatimit të MSA-së.

Përveç gupeve të synuara, pjesëmarrës në këtë trajnim ishin përfaqësuesit e MAPL-së dhe Kolegjiumit për Integrime Evropiane pranë Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Trajnimet do të vijojnë së mbajturi edhe me komunat e tjera të Kosovës.

Ky aktivitet është përkrahur nga GIZ.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors