Sot në ambientet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, u mbajt takimi i parë koordinues me përfaqësuesit e Strukturave Operative nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe anëtarët e stafit të Sekretariatit të Përbashkët Teknik.
Diskutimi ishte i fokusuar kryesisht në Grant Kontratën e Asistencës Teknike të nënshkruar së fundmi për periudhën 2020-2022 dhe në aktivitetet e parashikuara brenda vitit të parë të zbatimit.