Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Trajnimi për komunikimin e MSA-së ka vazhduar me komunat e Kosovës

Me datë 05 shkurt 2020, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me GIZ, ka vazhduar ciklin e trajnimit për komunikimin e masave të MSA-së me komunat si: Prizren, Malishevë, Rahovec, Suharekë, Mamushë, Dragash.

Grupet e synuara janë zyrtarët komunal për integrime evropiane, zyrtarët për komunikim publik të komunave dhe shoqërinë civile.

Ky trajnim vjen me qëllim të zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të zyrtarëve të komunave për njohuritë e MSA-së, procesin e monitorimit dhe raportimit, rolin e institucioneve lokale në zbatimin e MSA-së, përdorimin e mediave sociale, si dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile në procesin e zbatimit të MSA-së.

Trajnimet do të vijojnë së mbajturi edhe me komunat e tjera të Kosovës.

Ky aktivitet është përkrahur nga GIZ.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors