Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet tryeza për “ Përfshirjen e grave në procesin buxhetor në nivel lokal”

Përfaqësues nga MAPL morrën pjesë në tryezën e organizuar në kuadër të Akademisë së Grave për Lidership (AGL), program i realizuar nga NDI me mbështetje të USAID, me temë “Përfshirja e grave në procesin buxhetor në nivel lokal”.

Në këtë tryezë u diskutua lidhur me përfshirjen e grave në procesin buxhetor, si dhe reflektimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre në buxhetet komunale.

Nga përfaqësueset e MAPL-së u prezantuan të arriturat sa i përket pozitës së femrës në ministrin përkatëse dhe komunat e Kosovës nga viti 2017-2019. Në MAPL është arritur përfaqësimi i gruas në pozita vendimmarrëse me 50%, ndërsa në komuna, përfaqësimi i gruas në vendimmarrje në administratën komunale është arritur në 24.86%.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors