Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Konferencë mbi edukimin në Kosovë

Prishtinë, 27 shkurt  2020

Ministria e Administrimit të Pushtetit lokal, mori pjesë në Konferencën mbi edukimin në Kosovë, organizuar nga Teach For Kosova.

​Në Kosovë, programi i Teach For Kosova do të rekrutojë dhe aftësojë udhëheqës të rinj e të talentuar dhe do t’i punësojë ata si mësues në mjediset më me nevojë në Kosovë për dy vite. Të njëjtit udhëheqës në vazhdimësi do të angazhohen për të promovuar mundësitë dhe barazinë në arsim, qoftë brenda fushës së arsimit apo në çfarëdo fushe tjetër që ata zgjedhin.

Organizata “Teach For Kosova” punon për të kontekstualizuar dhe zbatuar qasjen për “mësim për të gjithë” (Teach for All) në Kosovë. Teach For All është një rrjet global prej 53 organizatash partnere të pavarura, të udhëhequra në nivel lokal dhe një organizatë globale që punon për të përshpejtuar progresin e rrjetit.

Pjesëmarrës në Konferencën mbi Edukimin në Kosovë, nga MAPL ishin znj. Venera Çerkini- Udhëheqëse e Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave, znj. Luljeta Ibishi Ferizi – Zyrtare e Lartë për Drejtat e Njeriut,  përfaqësues nga drejtoritë komunale të arsimit, nënkryetar të komunave, përfaqësues nga shkolla të qyteteve të ndryshme, etj.

Në këtë Konferencë pjesë e panelit ishin: Egzon Gashi dhe Samir Shahini nga Teach for Kosova, znj.  Deborah MacLean, zyrtare për marrëdhënie me publikun nga Ambasada Amerikane, profesor Dukagjin Pupovci nga Qendra për Arsimin e Kosovës, si dhe kryetari i komunës së Kamenicës z. Qëndron Kastrati.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors