Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Përfaqësuesit e MAPL-së marrin pjesë në Workshop-in “Vizioni Komunal” të organizuar  nga UN Habitat

27 Shkurt – 2 Mars 2020, Maqedonia e Veriut

Qëllimi i Workshop-it është të prezantohen idetë e palëve për zhvillimin e planifikimit afatgjatë dhe afatshkurtër urban dhe hapësinor duke u bazuar në rekomandimet e Visionimit  Regjional, të gjeturat e profileve përkatëse komunale të hartuara për Planet e Zhvillimit Komunal (PZHK) dhe rafinimin e prioriteteve në nivelin komunal për të vijuar pastaj me hartimin e PZHK-ve.

MAPL-në në këtë Workshop po e përfaqsojnë Besim Myrtezani dhe Driton Xhafa me temën shfrytëzimi i bashkëpunimit ndërkomunal (BNK) si mundësi për zhvillimin e projekteve në fushën e zhvillimit ekonomik dhe planifikimit straegjik të dy apo me shumë komunave për realizimin e projekteve që kërkojnë kosto të lart financiare.  Komunat përmes BNK-së zhvillojnë aktivitetet e tyre dhe kanë si mundësi për të u mbështetur financiarisht përmes:

  • Buxhetit të Republikës së Kosovës dhe ministrive të fushave përkatëse,
  • BNK mund të financohen nga buxhetet e Komunave të cilat përmes një marrëveshje të qartë i kanë të caktuara përgjegjësitë e tyre financiare;
  • Komunat që janë në bashkëpunim ndër komunal mund të aplikojnë për mbështetje financiare tek donatorët ndërkombëtar, përfshirë  edhe fondet e BE-së por në ketë rast edhe të fondi për investime të ndarë nga UN habitat.

 

 

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors