Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

NJIHUNI ME EKIPIN E PËRKTHYESVE PROFESIONISTË TË MAPL-së

Prishtinë, 1 maj 2020

Ekipi i përkthyesve profesionistë të MAPL-së, në përbërje të Nderim Krusha, Muhamed Çuni, Mahije Ferataj, Yllka Sutaj dhe Aferdita Marmullaku, kanë vazhduar punën e tyre në përkthimin e dokumenteve të shumta të Ministrisë, si dhe përkundër emergjencës së shëndetit publik, puna e tyre ka vazhduar me përkushtim nga shtëpia, ku të gjitha dokumentet, njoftimet, informatat, raportet dhe marrëveshjet e ndryshme të cilat janë hartuara gjatë kësaj kohe, janë përkthyer me profesionalizëm dhe në kohë reale, me qëllim të informimit të komunave dhe qytetarëve për vendimet dhe masat qeveritare për veprimet kundër pandemisë COVID-19, por edhe për të siguruar respektimin e legjislacionit për gjuhët zyrtare edhe për punën e rregullt që i përket mandatit të MAPL-së.

Si rezultat i punës profesionale dhe angazhimit të pandalshëm të tyre, kohë më parë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është zgjedhur fituese e çmimit të parë për praktikën më të mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, çmim i cili është ndarë nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët në Zyrën e Kryeministrit dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors